Ndërlidhjet

Trump pritet të dalë me urdhër të ri për migrimin më 1 mars


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Agjencia e lajmeve Associated Press raporton se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të nënshkruajë urdhrin e ri ekzekutiv për refugjatët dhe migrantët më 1 mars.

AP citoi një zyrtar të lartë të administratës, i cili insistoi të mbetet anonim.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, ka thënë se presidenti, i cili është dashur të nënshkruajë urdhrin javën e kaluar, e ka shtyrë, pasi ka dashur që ai të jetë i përsosur.

Urdhri i parë ka shkaktuar konfuzion në aeroportet në gjithë botën dhe protesta në SHBA dhe jashtë.

Urdhri u ka ndaluar hyrjen në SHBA, për 90 ditë, qytetarëve të shtatë vendeve me shumicë myslimane, ka pezulluar pranimin e të gjithë refugjatëve për 120 ditë dhe ka ndaluar hyrjen, për kohë të pacaktuar, të refugjatëve nga Siria.

Urdhri është ndërprerë nga një gjykatës federal i SHBA-së, por Trump është zotuar se do të shkruajë një urdhër të ri, i cili do të pranohet nga gjykatat.

Ai ka thënë se goditja e migracionit është e nevojshme për të parandaluar terroristët potencialë nga hyrja në SHBA.

XS
SM
MD
LG