Ndërlidhjet

Ministrat e Financave të G20-së heqin dorë nga zotimi për të kundërshtuar proteksionizmin


G20, foto nga arkivi

G20, foto nga arkivi

Minsitrat e Financave të grupit G20, në takimin e mbajtur në Gjermani, nuk kanë përmendur zotimin për të kundërshtur proteksionizmin tregtar.

Në deklaratën e lëshuar, pas takimit dy ditor në Baden-Baden, ministrat e ekonomive më të mëdha, kanë thënë se vendet janë duke “punuar për të forcuar kontributin tregtar” të ekonomive të tyre.

Vitin e kaluar, G20 është zotuar se “do t’i rezistojë të gjitha formave të proteksionizmit”, të cilat mund të përfshijë edhe tarifat kufitare.

Por Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin ka thënë se kundërshtimi verbal ndaj proteksionizmit, “nuk është më i rëndësishëm”.

“Ne besojmë në tregtinë e lirë”, ka thënë Mnuchin.

Që prej se Donald Trump është zgjedhur president, ai ka bërë fushatë me platformën “Amerika e Para”. Ai madje e ka tërhequr SHBA-në nga marrëveshja për tregti të lirë me 11 vendet e Paqësorit.

Në deklaratën e G20, gjithashtu nuk është përmendur lufta kundër ndryshimeve klimatike por janë përmendur premtimet për të luftuar shmangien e taksave dhe masat e ashpra për financimin e terrorizmit.

XS
SM
MD
LG