Ndërlidhjet

Turqia thotë se përdor metafora për nazizmin sepse shqetësohet për miqtë evropianë


Ilustrim
Ilustrim

Turqia përdor metafora për “fashizmin” sepse është e shqetësuar me të ardhmen e miqve evropian dhe shpreson se ata do të mbajnë mend historinë e përgjakshme dhe të mos bien në kurthin e nazizmit, ka thënë zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus.

Duke folur në një konferencë për media, Kurtulmus ka thënë se vendet evropiane duhet të ndërmarrin masa kundër racizmit.

Komentet e tij vijnë në kohën e tensioneve në mes të Turqisë dhe Evropës, veçanërisht me Gjermaninë dhe Holandën, për shkak të anulimit të disa tubimeve të ministrave turq, të cilët po kërkojnë mbështetjen e diaporës, për referendumit e 16 prillit.

Referendumi pritet t’ia rrisë kompetencat presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan ka akuzuar Gjermaninë për “praktika naziste”, ndërkaq Holandën për “fashizëm”.

XS
SM
MD
LG