Ndërlidhjet

Erdogan: Vota po në referendum, përgjigje për Evropën fashiste


Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë sot se vota “Po” në referendumin e 16 prillit, është përgjigja më e mirë, në atë që ai e quajti Evropë “fashiste dhe mizore”.

“Kjo Evropë, si e para Luftës së Dytë Botërore, është raciste, fashiste dhe mizore.. një Evropë anti-islam dhe anti-Turqi”, tha Erdogan në një tubim në Ankara.

Referendumi i 16 prillit pritet t’ia rrisë kompetencat Erdoganit, raporton AFP.

Marrëdhëniet në mes të Turqisë dhe Evropës janë tensionuar, pasi Holanda dhe Gjermania anuluan disa tubime të ministrave turq, të cilët dëshironin të merrnin mbështetjen e diasporës turke për referendumin.

Erdogan në vazhdimësi e ka akuzuar Berlinin për “praktika naziste”, ndërkaq Holandën për “fashizëm”.

Të hënën zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus tha se komenete e Turqisë për “nazizëm dhe fashizëm”, po bëhen me qëllim që Evropa “të mos bie në kurthin e fashizmit".

Kjo krizë diplomatike po vë në pikëpyetje përpjekjet disa vjeçare të Ankarasë që t’i bashkohet BE-së.

Por Erdogan ka thënë se nuk tensionimi i raporteve nuk do të përdoret kundër procesit të anëtarësimit të Turqisë në BE.

XS
SM
MD
LG