Ndërlidhjet

Rusia i kthen Bosnjës borxhin sovjetik


Ilustrim
Ilustrim

Bosnja tha se Rusia ka rënë dakord që t'i shlyejë asaj borxhin e kohës sovjetike, në vlerë prej 125.2 milionë dollarësh.

Ministria e Financave e Bosnjës tha se marrëveshja e nënshkruar më 22 mars në Moskë, do ta bëjë Bosnjën republikën e parë ish-jugosllave që rikthen para të gatshme.

Shuma e plotë e parave pritet të transferohet deri në fund të majit, por koha e saktë varet nga ajo se sa shpejt do ta ratifikojë Parlamenti i Bosnjës marrëveshjen.

Në vitin 2003, Rusia ka marrë përgjegjësinë për borxhet e Bashkimit Sovjetik ndaj ish-Jugosllavisë, që llogariteshin rreth 1.3 miliard dollarë.

Moska ka shlyer pjesën e borxhit me shtetet e tjera pasardhëse të Jugosllavisë, duke i paguar me mallra dhe shërbime.

XS
SM
MD
LG