Ndërlidhjet

Princi George zgjedh shkollën ku do të shkojë nga shtatori


Nga e majta në të djathtë: Princi i Uellsit, Mbretëresha Elizabeth, Princi George dhe Duka i Kembrixhit.
Nga e majta në të djathtë: Princi i Uellsit, Mbretëresha Elizabeth, Princi George dhe Duka i Kembrixhit.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit do ta dërgojnë princin George në një shkollë private në lindje të Londrës.

Thomas's Battersea është një shkollë përgatitore që ndodhet disa milje larg rezidencës së familjes në Pallatin Kensington.

Princi William dhe dukesha Kate thanë se janë "të kënaqur" me shkollën ku do të shkojë djali i tyre, i cili mbush katër vjet në korrik.

Drejtori i shkollës, Ben Thomas, tha se është "i nderuar" që do ta ketë nxënës princin.

"Do ta mirëpresim atë dhe të gjithë nxënësit e rinj në shkollën tonë, nga muaji shtator", tha ai.

Princi George është i treti në radhë për fronin, pas gjyshit, princit Charles, dhe babait të tij.

BBC raporton se viti në shkollën Thomas's Battersea kushton mbi 6,000 funta.

XS
SM
MD
LG