Ndërlidhjet

Errësirë në ndërtesat e njohura për Orën e Tokës


Pamje e Kullës Eiffel në Paris pa drita (djathtas) dhe me drita
Pamje e Kullës Eiffel në Paris pa drita (djathtas) dhe me drita

Ndërtesa të njohura në gjithë globin mbrëmë i kanë ndalur dritat në kuadër të shënimit të Orës së Tokës, për të tërhequr vëmendjen për ndryshimet klimatike.

Kremlini në Moskë, Empire State Building dhe selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Kulla Eiffel në Paris dhe Akropolisi në Athinë, ishin në mesin e ndërtesave dhe monumenteve, në qytetet e 170 vendeve në gjithë botën, që i kanë ndalur dritat për 60 minuta.

Kjo ngjarje e ka origjinën në Sidnej të Australisë, ku Ndërtesa e Operës së këtij qyteti, me famë botërore, po ashtu, ishte errësuar për një orë.

Këtë ngjarje e ka organizuar Fondi Botëror për Natyrën e Paprekur (WWF).

“Ne e filluam Orën e Tokës në vitin 2007 për tu treguar liderëve se ndryshimi klimatik është çështje për të cilën njerëzit kujdesen”, tha koordinatori, Siddarth Das.

Shkencëtarët thonë se vitin e kaluar në Tokë janë shënuar temperaturat më të nxehta në kohët moderne.

Ky ishte viti i tretë me radhë me ngritje të temperaturave.

XS
SM
MD
LG