Ndërlidhjet

Lideri opozitar rus, Navalny, dërgohet në gjykatë


Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny.
Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny.

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, është dërguar në një gjykatë në Moskë, një ditë pasi është arrestuar nga policia.

Navalny dhe qindra të tjerë janë arrestuar të dielën gjatë protestave kundër qeverisë në disa qytete të Rusisë.

Ai pritet të akuzohet për organizimin e tubimeve të paautorizuara, që kanë çuar në shkelje të rendit publik.

Navalny mund të dënohet me 15 ditë burgim.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar arrestimin e protestuesve dhe kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre.

Të dielën, mijëra njerëz protestuan duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit rus, Dmitry Medvedev, nën dyshimet për korrupsion.

Shumica e marshimeve u organizuan pa leje zyrtare.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG