Ndërlidhjet

Prokurorët kërkojnë arrestimin e ish-presidentes jugkoreane


Park Geun-Hye
Park Geun-Hye

Prokurorët në Korenë e Jugut kërkuan arrestimin e ish-presidentes Park Geun-hye, për shkak të përfshirjes së dyshuar në një skandal korrupsioni.

Ditë më parë, ajo ka humbur imunitetin e presidentes dhe është shkarkuar nga posti.

Park, 65 vjeçe, akuzohet për presion mbi shefat ekzekutivë të bizneseve, për të dhuruar dhjetëra miliona dollarë në fondacionin e një miku të saj, në këmbim të favoreve qeveritare.

Ajo po ashtu akuzohet për ryshfet dhe rrjedhje të informacioneve qeveritare.

"Këto janë çështje të rënda", thanë prokurorët që kanë bërë kërkesën për arrestim.

Gjykata e Qarkut në Seul nuk e komentoi menjëherë kërkesën e tyre.

Park i ka mohuar akuzat.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG