Ndërlidhjet

Zyberi: Platforma dha alibi për shpëtimin e Gruevskit dhe Ivanovit


Partitë politike shqiptare në mënyrë të gabuar e nënshkruan dhe e prezantuan deklaratën dhe me këtë i dhanë alibi presidentit Gjorge Ivanov dhe VMRO DPMNE-së që ta shfrytëzojnë për të shpëtuar nga gjendja në të cilën ndodhen, ka deklaruar eksperti juridik Naser Zyberi në një intervistë për shërbimin në gjuhën maqedonase të Radios Evropa e Lirë.

Zyberi vlerëson se pikat e deklaratës politike aspak nuk janë kontestuese, përveç asaj për dënimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve, që ishte janë kontekstit dhe sistemit politiko-juridik, pasi i referohet periudhës kur Maqedonia ka ekzistuar si shtet.

“Gjithçka tjetër është në kuadërprogrameve të partive politike, por ato në mënyrë të gabuar arritën deri tek kompromisi për të nënshkruar ashtu sikur edhe gabimisht e prezantuan”, ka deklaruar Zyberi i cili ka qenë edhe deputet në tri përbërje parlamentare.

Ai tërhoqi vërejtjen edhe për rrezikun që ekziston nga ngritja e tensioneve ndëretnike, para se gjithash nga VMRO-ja dhe presidenti Gjorge Ivanov, të cilët në mungesë të argumentet për mbajtjen pezull të gjendjes po luajnë me kartën e raporteve ndëretnike.

“Kuptohet se kjo është një lojë shumë e rrezikshme, pasi ngritja e tensioneve në planin ndëretnik, mund të ketë pasoja në aspektin e sigurisë. Kjo nuk i ndihmon askujt, asnjë partie politike, e as shtetit”, u shpreh eksperti juridik, Naser Zyberi.

XS
SM
MD
LG