Ndërlidhjet

Qeveria turke "ka spiunuar" kundërshtarët e saj në Gjermani


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas De Maiziere, tha se Turqia nuk do të lejohet t'i spiunojë turqit që jetojnë në Gjermani.

Sipas disa raporteve, sherbimi turk i inteligjencës i ka dorëzuar shërbimit homolog gjerman një listë të njerëzve që dyshohet se mbështesin një lëvizje kundër presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Lista thuhet se përfshin fotografi dhe të dhëna personale.

Rreth 41,000 njerëz janë arrestuar në Turqi që nga përpjekja për grushtshtet, korrikun e kaluar.

Shumë prej tyre dyshohet se ndjekin lëvizjen e klerikut fetar turk, Fethullah Gulen, i cil jeton në mërgim në SHBA.

Turqia e ka akuzuar Gulenin për organizimin e përpjekjes për grushtshtet.

"Aktivitetet e spiunimit në tokën gjermane janë kriminale dhe nuk do të pranohen nga ne. Kjo vlen për çdo vend të huaj dhe për çdo shërbim të inteligjencës. Andaj, aktivitetet e tilla po monitorohen nga Zyra Federale e Gjermanisë për Mbrojtjen e Kushtetutës. Kjo mund të ketë pasoja", tha ministri i Brendshëm i Gjermanisë, De Maiziere.

Shërbimi i huaj sekret i Gjermanisë tha se nuk do të komentojë, porse agjencia e sigurisë së brendshme të vendit është duke shqyrtuar pretendimet.

XS
SM
MD
LG