Ndërlidhjet

Komandanti i SHBA-së: Koalicioni “ndoshta” ka pasur rol në vdekjen e civilëve në Mosul


Mosul, 26 mars 2017
Mosul, 26 mars 2017

Një komandant i lartë i SHBA-së në Irak, ka thënë se koalicioni ajror i udhëhequr nga SHBA-ja, “ndoshta” ka pasur rol në sulmet ajrore, që kanë vrarë dhjetra njerëz në qytetin irakian të Mosulit.

Zyrtarët amerikanë kanë pranuar se forcat e koalicionit qëndrojnë prapa sulmeve ajrore të 17 marsit në Mosul, ku janë vrarë mbi 150 civilë por nuk kanë konfirmuar se nga këto sulme ka pasur viktima në mesin e civilëve.

Gjenerali Stephen Townsend ka thënë në një konferencë për shtyp në Petangon se vlerësimi i tij fillestar “është se ndoshta ne kemi pasur rol në shkaktimin e këtyre viktimave”.

Ai ka mohuar akuzat e ogranizatës Amnesty International më 27 mars, se koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja kishte ulur masat e mbrojtjes së civilëve, teksa luftimet ndaj militantëve të Shtetit Islamik në Mosul po përshkallëzohen.

Më 28 mars, OKB ka thënë se mbi 300 civilë janë vrarë në Mosul, që prej nisjes së ofensivës për rimarrjen e kontrollit të pjesës perëndimore të qytetit, një muaj më parë.

XS
SM
MD
LG