Ndërlidhjet

Delawie: Krijimi i Armatës me ligj i dëmton raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie ka theksuar se krijimi i Ushtrisë së Kosovës vetëm përmes ligjit dëmton marrëdhëniet e Kosovës me partneret ndërkombëtarë. Këto komente, ai i ka bërë në forumin “Fol Hapur”, organizuar nga Lëvizja "Fol".

Shtete e Bashkuara të Amerikës ka thënë Delawie kanë investuar kohë dhe resurse amerikane në ndërtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës deri në këtë nivel të lartë të profesionalizmit.

“Krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është qëllimi ynë ashtu siç është edhe qëllimi i kosovarëve, por ky krijim duhet të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme në pajtim me rishikimin strategjik të sektorit të sigurisë dhe në pajtim më këtë që udhërrëfyes përmes ndryshimit kushtetues pas konsultimeve më të gjitha komunitetet”, ka theksuar Delawie.

Ai ka theksuar se Qeveria duhet të koordinojë hapat për transformimin e FSK me shtete e Bashkuara me partnerët e saj NATO-n dhe shtetet tjera të Evropës që janë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës.

“Kuptojmë frustrimin i cili lidhet me ndjekjen e kësaj nisme përmes ndryshimit kushtetues, kemi mirëkuptim për këtë, megjithatë, shqetësohemi se krijimi i një armate vetëm parme ligjit do të dëmtonte marrëdhëniet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë me NATO-n dhe me të tjerët”, ka thënë ai. (REL)

XS
SM
MD
LG