Ndërlidhjet

Trump: Urdhër ekzekutiv që e shfuqizon nismën e Obamës për klimë


Donald Trump duke e nënshkruar urdhërin ekzekutiv për energjinë dje në selinë e Agjencisë së Mbrojtjes së Ambientit në Uashington
Donald Trump duke e nënshkruar urdhërin ekzekutiv për energjinë dje në selinë e Agjencisë së Mbrojtjes së Ambientit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv, me të cilin shfuqizohen shumë prej përpjekjeve të ish-presidentit, Barack Obama, për luftimin e ndryshimeve klimatike.

Zoti Trump mbrëmë e ka publikuar urdhërin me të cilin ka shpallur se “lufta kundër thëngjillit ka përfunduar” dhe se kjo masë shnon “fillimin e një periudhe të re” në prodhimin e energjisë.

Me këtë urdhër tërhiqet ndalesa për depozitimin e thëngjillit në tokën federale të Shteteve të Bashkuara dhe e autorizon rishqyrtimin e Planit të energjisë së pastër, që ishte një nismë për kufizimin e emisioneve të gazrave nga centrralet e thëngjillit për energji.

Në të kaluarën, zoti Trump kishte vlerësuar se ndryshimet klimatike ishin “tallje” që kishte për qëllim t’i mundësonte përfitime Kinës.

Më 23 të këtij muaji, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i tha një forumi të Asamblesë së Përgjithshme se “ndryshimi klimatik është një kërcënim i paprecedent dhe kërcënim në rritje” dhe se “ne duhet tash të veprojmë në mënyrë urgjente dhe të vendosur”.

XS
SM
MD
LG