Ndërlidhjet

Itali: Tre kosovarë janë arrestuar të dyshuar se janë xhihadistë


Pamje e një pjese të Venecias
Pamje e një pjese të Venecias

Policia e Italisë i ka arrestuar tre kosovarë dhe një person të mitur në Venedik, të dyshuar se ishin pjesë e një celule xhihadiste.

Kryetari i Venedikut, Luigi Brugnaro, tha se të gjithë të arrestuarit sot në mëngjes, kishin lejeqëndrim të rregullt në Itali. Kombësia e personit të mitur nuk është e njohur, raporton agjencia AP.

Zoti Brugnaro tha se pos arrestimeve, janë kryer edhe 12 bastisje në qendër të Venecias, në Mestre dhe Treviso.

Gjatë viteve të fundit, policia italiane i ka bërë disa arrestime të ekstremistëve të dyshuar islamikë, të akuzuar se kishin rekrutuar luftëtarë për xhihad në Siri dhe Irak, duke i radikalizuar të tjerët ose duke bërë sulme të brendshme në vendet e tyre.

XS
SM
MD
LG