Ndërlidhjet

Moskë: Gjykata e refuzoi ankesën e Navalnyt


Aleksei Navalny gjatë një seance të sotme gjyqësore në Moskë
Aleksei Navalny gjatë një seance të sotme gjyqësore në Moskë

Gjykata e Qytetit të Moskës e ka refuzuar ankesën e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, lidhur me dënimin e tij prej 15 ditësh burg për rezistencë ndaj një oficeri të policisë.

“Propozimi i mbrojtjes së Navalnyt është refuzuar”, tha sot një gjyqtar në Moskë.

Ky politikan opozitar, që është edhe aktivist i paepur kundër korupsionit në Rusi, para tri ditësh është arrestuar afër vendit ku janë mbajtur protesta të paautorizuara kundër korrupsionit në qendër të Moskës.

Gjykata, po ashtu, e gjobiti Navalnyn me 20 mijë rubla (afro 350 dollarë amerikanë) për organizimin e asaj që autoritetet thanë se ishte një protestë ilegale.

Qeveria e Rusisë thotë se protesta ishte ilegale pasi autoritetet e qytetit nuk kanë dhënë leje për tubim në qendër të qytetit dhe sipas qeverisë, në këtë mënyrë është shkelur rendi publik.

Po ashtu, 12 pjesëtarë të organizatës antikorrupsion të Aleksei Navalnyt janë dënuar me dënime të shkurtëra me burg pas protestave të 26 marsit.

Një zëdhënëse e Fondacionit Antikorrupsion tha se arrestimet ishin “përpjekje e qartë për shkatërrimin e punës së organizatës”.

Më 26 mars, dhjetëra mijëra njerëz kanë marrë pjesë në demonstratat antikorrupsion në dhjetëra qytete në Rusi. Aktivistët besojnë se me këtë rast, vetëm në Moskë ishin arrestuar 1 mijë vetë.

Aleksei Navalny ka paralajmëruar se do të garoj në zgjedhjet presidenciale ruse në vitin 2018, megjithqë ai mund të jetë i diskualifikuar për shkak të disa proceseve gjyqësore kundër tij.

XS
SM
MD
LG