Ndërlidhjet

SHBA: Seancë dëgjimi në Senat për përzierjen ruse në zgjedhje


Pamje e Kongresit amerikan në Uashington
Pamje e Kongresit amerikan në Uashington

Komiteti i Inteligjencës i Senatit të Shteteve të Bashkuara do ta mbajë sot dëgjimin e parë publik lidhur me përzierjen e Rusisë në fushatën për zgjedhjet presidenciale amerikane gjatë vitit të kaluar.

Ky është vetëm njëri prej dëgjimeve që janë pjesë e hetimeve në Dhomën Përfaqësuese dhe në Senatin e Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Hetimet në Kongres, së bashku me ato të agjencisë FBI, e kanë vënë nën hije administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe kanë shkaktuar dyshime për marrëveshje të fshehtë të mundshme për vitin zgjedhor me zyrtarët rusë.

Kryesuesit e komitetit të Senatit, republikani Richard Burr, dhe demokrati Mark Warner, u thanë dje reporterëve se do të bëhen hetime nëse votuesit në shtetet kryesore amerikane ishin të ndikuar nga propaganda dhe lajmet e rrejshme të prodhuara nga Rusia.

XS
SM
MD
LG