Ndërlidhjet

BE: Përjashtohen bisedimet paralele për largimin e Britanisë


Donald Tusk

Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, i ka publikuar propozim-udhëzimet se si BE-ja synon të zhvilloj negociata për largimin e Mbretërisë së Bashkuar.

Kjo strategji e publikuar sot i përcakton prioritetet politike të 27 vendeve të tjera anëtare, gjatë negociatave të vështira me Britaninë, që priten të zgjasin dy vjet.

Strategjia sugjeron se negociatat për tregti mund të fillojnë atëherë kur të bëhet “progres i rëndësishëm” në zgjidhjen e ndarjes me Londrën.

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, e cila pardje e ka aktivizuar artikullin 50 për largim nga BE-ja, ka kërkuar bisedime paralele për kushtet e daljes nga BE-ja dhe për lidhjet e ardhshme tregtare.

Por, zoti Tusk e ka hedhur poshtë këtë kërkesë duke thënë se “nuk do të ndodhë që njëkohësisht të fillojnë bisedime paralele për të gjitha çështjet, siç është sugjeruar nga disa në Mbretërinë e Bashkuar”.

XS
SM
MD
LG