Ndërlidhjet

Ukrainë: Është vrarë një oficer i lartë i sigurisë


Pamje e qytetit Mariupol në Ukrainë

Zyrtarë të Ukrainës thonë se një oficer i lartë rajonal i sigurisë është vrarë nga eksplodimi në veturën ku gjendej ai, në qytetin Mariupol, në pjesën juglindore të Ukrainës.

Shërbimi i sigurisë së Ukrainës ka njoftuar se koloneli, Oleksandr Kharaberyush, ishte vrarë në makinën e tij sot në mëngjes.

Autoritetet “do të bjnë çdo gjë të mundur për t’i gjetur dhe ndëshkuar ata që janë të involvuar”, ka thënë ky shërbim.

Shefi i policisë rajonale në Donjeck, Vyacheslav Abroskyn, ka shkruar në rrjetin Facebook se hetimet lidhur me këtë eksplodim kanë filluar.

Sipas tij, hetuesit nuk e përjasahtojnë mundësinë që kjo ishte vepër e separatistëve prorusë, që i kontrollojnë pjesë të rajoneve Donjeck dhe Luhansk.

XS
SM
MD
LG