Ndërlidhjet

Matis: SHBA e shqetësuar për aksionet e Rusisë në Afganistan


Sekretari amerikan i mbrojtjes Jim Mattis gjatë vizitës në selinë e NATO-s në Bruksel më 16 shkurt të këtij viti

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Jim Mattis, ka shprehur shqetësim për aktivitetet e Rusisë në Afganistan dhe bashkëveprimin e saj me grupin militant taliban.

“Ne kemi parë aktivitet të Rusisë në raport me talibanët”, tha sot Mattis në një konferencë për gazetarë në Londër.

“Nuk kam gatishmëri të them në këtë pikë nëse kjo manifestohet me armatim dhe gjëra të llojit të këtillë, por, sigurisht, ajo që ata bëjnë atje në dritën e aktiviteteve të tjera të tyre, na ka bërë që ne të kemi shqetësim”, tha Mattis.

Këto komente janë bërë pasi gjenerali amerikan, Curtis Scaparrotti, komandant suprem i forcave të NATO-s në Evropë, i tha një komiteti të Senatit amerikan, më 23 mars, se ai ka parë dëshmi të përpjekjeve në rritje të Rusisë, për të ndikuar në talibanët dhe “me gjasë bile edhe për ta furnizuar” grupin militant.

Moska i ka hedhur poshtë pohimet se i ndihmon talibanët, të cilët luftojnë kundër qeverisë afgane, që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe forcat amerikane në Afganistan.

XS
SM
MD
LG