Ndërlidhjet

OSBE konfirmon hapjen e qendrave të votimit për zgjedhjet presidenciale serbe në Kosovë


Ilustrim

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka konfirmuar se të dielën, më 2 prill, do të ndërmarrë një operacion të grumbullimit të votave, të vlefshme për zgjedhjet presidenciale në Serbi.

OSBE ka bërë të ditur se do të hapen katër qendra të grumbullimit dhe degë përkatëse, nëpër Kosovë, me prani të stafit të këtij misioni, në kontekst të zgjedhjeve presidenciale të Serbisë.

Sipas një komunikate për media, “ky angazhim i OSBE-së bazohet në modelet e mëparshme të vitit 2012, 2014 dhe 2016. Për të ndërmarrë këtë operacion, OSBE ka marrë një kërkesë nga Beogradi dhe miratimin e Qeverisë së Kosovës”.

Me t’u përmbyllur operacioni, OSBE do t’i bartë votat e grumbulluara në Rashkë dhe Vranjë dhe do t’ia dorëzojë ato Komisionit Zgjedhor Republikan (RIK) për procedura të mëtutjeshme.

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbia ka marrë vendim që për zgjedhjet presidenciale serbe, të 2 prillit, serbët e Kosovës të votojnë në 90 vendvotime.

XS
SM
MD
LG