Ndërlidhjet

Parlamenti çeçen u lejon vajzave në shkolla të veshin hixhab


Grozni, Çeçeni.
Grozni, Çeçeni.

Ligjvënësit në Çeçeni, rajon me shumicë myslimane në Rusi, votuan për t'iu lejuar vajzave në shkolla të veshin shaminë islamike në kokë, ose hixhabin.

Legjislatura tha se amandamenti nuk bie në kundërshtim me ligjet federale ruse dhe se u lejon studenteve të veshin veshje ose simbole në përputhje me traditat dhe besimet e tyre.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se ky institucion nuk ka qëndrim të unifikuar për këtë veprim të Çeçenisë dhe se çështja është duke u zgjidhur ndryshe-ndryshe në zona të ndryshme.

Çështja e hixhabit për vajzat në shkolla ka shkaktuar debat të nxehtë në një kohë.

Në muajin janar, ministrja e Arsimit në Rusi, Olga Vasilyeva, është përballur me kritika të ashpra nga lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, dhe klerikët islamikë rusë, pasi ka bërë thirrje për ndalimin e hixhabit në shkollat në Rusi, duke thënë se Rusia është shtet laik.

XS
SM
MD
LG