Ndërlidhjet

Mattis: Irani - “eksportues i terrorizmit”


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, tha se Irani vazhdon të jetë “eksportues i terrorizmit” dhe sponsor i aktivitetit militant.

Duke folur në Londër, Mattis tha se sjellja e Iranit nuk ka ndryshuar qysh në vitin 2012, kur ai ka thënë se tre kërcënimet kryesore, me të cilat përballet SHBA-ja, janë: Irani, Irani dhe Irani.

“Në atë kohë kam folur për Iranin si komandant i komandës qendrore të SHBA-së dhe Irani ka qenë eksportuesi kryesor i terrorizmit. Sinqersiht ka qenë sponsor shtetëror i terrorizmit dhe këtë sjellje e vazhdon edhe sot”, tha Mattis në një konferencë për media me homologun britanik, Michael Fallon.

Mattis tha po ashtu se Koreja e Veriut është duke vepruar "në një mënyrë shumë të pamatur".

XS
SM
MD
LG