Ndërlidhjet

Rusia thotë se po përpiqet që t’i shtyjë talibanët drejt pajtimit kombëtar


Ambasadori rus në NATO, Aleksandr Grushko
Ambasadori rus në NATO, Aleksandr Grushko

Rusia thotë se është në kontakt me talibanët në Afganistan dhe po tenton që ta shtyjë këtë grup militant drejt pajtimit kombëtare që të sigurojë siguri për qytetarët rusë.

Duke folur me gazetarët në Bruksel, ambasadori rus në NATO, Aleksandr Grushko, ka hedhur poshtë pretendimet se Moska po i ofron ndihmë talibanëve, duke thënë se “shumë shtete” mbajnë kontakte me këtë grup.

“Konsultimet që ne bëjmë, punën që e bëjmë, ne e bëjmë me pjesëmarrjen e qeverisjes qendrore të Afganistanit”, ka thënë ai.

Më herët në Londër, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis ka shprehur shqetësimin mbi komunikimet e Rusisë me talibanët.

“Nuk jam i gatshëm që tani të them se kjo gjë do të manifestohet në armë apo ndonjë gjë të tillë por, sigurisht, këto aktivitete na shqetësojnë”, ka thënë Mattis.

Këto komente u bënë pasi gjenerali amerikan, Curtis Svaparrotti, tha më 23 mars se ai ka parë të dhëna që tregojnë për rritjen e përpjekjeve të Rusisë për të ndikuar te talibanët dhe “ndoshta edhe për të furnizuar” grupin militant.

XS
SM
MD
LG