Ndërlidhjet

Senatori republikan kërkon hetimin e një firme për lidhjet me dosjen ruse


Një senator republikan ka bërë thirrje për hetime më të thella të Departamentit të Drejtësisë mbi një firmë lobuese në Uashington, lidhur me dosjen e përpiluar ndaj presidentit Donald Trump, gjatë fushatës zgjedhore të vitit të kaluar dhe për lidhjet e dyshuara me Rusië të kësaj firme.

Fokusi i letrës së dërguar më 31 mars nga Chuck Grassley, kryetar i Komitetit të Senatit për Drejtësi, thuhet se firma ‘Fusion GPS’ dhe puna që ka bërë, veçanërisht në lidhje me ligjin për të drejtat e njeriut që është miratuar vitin e kaluar, i njohur si Akti Magnistsky.

Kjo letër i është dërguar, zëvendësprokurorit të përgjithshëm, Dana Boenta, dhe letra fokusohet në puna që ‘Fusion’ ka bërë në vitin 2015 dhe 2016 lidhur me aktin, i cili ishte paraqitur në Kongres, por në atë kohë ende nuk ishte votuar.

Letra citon një ankesë të paraqitur nga biznesmeni britaniko-amerikan, Bill Brwoder, i cili pretendon se ‘Fusion GPS’, një firmë për marrëdhënie me publikun, e themeluar nga një ish-gazetar i Wall Street Journal, mund të ketë punuar si lobist “për interesat ruse në fushatën për të kundërshtuar Aktin Magnitsy dhe se nuk ishte regjistruar, sipas ligjeve amerikane”.

“Kjo çështje është një shqetësim i veçantë për Komitetin, duke pasur parasysh se ‘Fusion GPS’, thuhet se ishte duke vepruar si një agjent i paregjistruar i interesave ruse dhe duket se njëkohësisht ka mbikëqyrur krijimin e dosjes së pabazuar të akuzave për komplot në mes të fushatës së Trumpit dhe rusëve”, thuhet në letër.

‘Fusion GPS’ u bë i njohur për publikun më herët gjatë këtij viti, në një raport të përpiluar nga një ish-oficer i inteligjencës britanike për lidhjet biznesore të Donald Trump me Rusinë. Raporti, i cili u publikua i plotë në BuzzFeed, përmbante akuza ndaj Trumpit dhe thuhet se fillimisht ishte autorizuar nga ‘Fusion GPS’ për kundërshtarët republikan të Trumpit dhe më pas u bë për të fituar ndaj operativëve të demokratëve.

XS
SM
MD
LG