Ndërlidhjet

Irani hedh poshtë akuzat e SHBA-së për terrorizëm


Zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane, Bahram Ghasemi

Irani ka hedhur poshtë akuzat e Shteteve të bashkuara se Republika Islamike vazhdon të jetë sponsori kryesor i terrorizmit dhe ka sugjeruar se burimi kryesor i sponsorizimit të terrorizmit është rivali kryesor, Arabia Saudite, që është aleat i SHBA-së.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis u tha të premten gazetarëve se Irani vazhdon të jetë “eksportues i terrorizmit” dhe “sponsor i terrorizmit”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Bahram Ghasemi ka thënë sot se “disa shtete, të udhëhequra nga Amerika janë të vendosur të injorojnë burimin kryesor të terrorizmit dhe ekstremizmit Takfiri-Wahhabi”.

Ai iu referua grupeve sunite myslimane dhe shkollës zyrtare të islamit Wahhabi në Arabinë Saudite.

“Dhënia e adresës së gabuar, kur flitet për rrënjët, burimet financiare dhe intelektuale të terrorizmit, është arsyeja kryesore e mungesës së suksesit në përpjekjet ndërkombëtare kundër terrorizmit”, ka thënë Ghasemi.

XS
SM
MD
LG