Ndërlidhjet

Mustafa: Po bëjmë përgatitjet për ratifikimin e demarkacionit


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri I Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Marrëveshja për demarkacionin është e drejtë dhe duhet ratifikuar, pasi sipas tij, nga ajo marrëveshje Kosova nuk humb asgjë.

Ai ka thënë se do t’i bëjnë përgatitjet për Demarkacionin dhe që të krijojnë një ambient që deputetët ta votojnë, në të kundërtën, përgjegjësinë për izolimit të qytetarëve do ta marrin ata që po pengojnë këtë marrëveshje.

“Ne do t’i bëjmë përgatitjet tani, sepse ligji është gati të cilin e kemi tërhequr atëherë nga Kuvendi. Duhet edhe një herë ta rishikojmë dhe ta përcjellim në Kuvend. Në duhet ta ratifikojmë Marrëveshjen kufirit me Malin e Zi. Unë prapë them se ajo marrëveshje është e drejt, se nuk ka asnjë gabim në caktimin e vijës kufitare. Më shumë flitet për objektiva politike dhe për kauza politike të cilat na kanë penguar dhe të cilat më tutje nuk mund t'i vazhdojmë t'i aplikojmë për arsye se po i mbajmë peng qytetaret e Kosovës", tha Mustafa pas një takimi në shënimin e njëvjetorin të hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe pranimit të Doganës në Organizatën Botërore të Doganave.

Kurse sa i takon çështjes së themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ai tha se do ta diskutojnë këtë çështje me deputetët e Listës Serbe dhe faktorin ndërkombëtar.

“Ne do të ulemi me Listën Serbe, me përfaqësues të Listës, me përfaqësues të BE-së, të OSBE-së, Ambasadës Amerikane do ta diskutojmë këtë çështje. Ne jemi të gatshëm që të fillohet me hartimin e statutit të Asociacionit, mirëpo duke respektuar tërësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Është një proces që nuk duhet ta shikojmë si një proces të shkurtër, sepse do të zgjaës”, ka thënë Mustafa.

XS
SM
MD
LG