Ndërlidhjet

Kolumbi: Rreth 200 persona të vdekur nga rrëshqitjet e dheut


Pamje e një rruge në Kolumbi që është shkatërruar pas shirave të rrëmbyeshëm
Pamje e një rruge në Kolumbi që është shkatërruar pas shirave të rrëmbyeshëm

Nga rrëshqitjet e dheut në Kolumbi kanë vdekur të paktën 193 persona, ndërkaq 220 të tjerë besohet se janë të zhdukur.

Rrëshqitjet e dheut në Mocoa të Kolumbisë, filluan pas shirave të rrëmbyeshëm dhe dajes nga shtrati të lumit Macoa, raporton AP.

Autoritetet kolumbiane kanë pezulluar operacionet e shpëtimit të shtunën, për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe terrenit të vështirë.

Por kërkim-shpëtimi pritet të rifillojë sërish.

Sipas autoriteteve, rreshje të shiut pritet të ketë edhe gjatë të dielës, gjë e cila mund të vështirësojë përpjekjet për të shpëtuar të prekurit nga kjo katastrofë natyrore.

XS
SM
MD
LG