Ndërlidhjet

Armenia voton sot për parlamentin e ri


Presidenti armen Serzh Sarkisian duke votuar

Qytetarët në Armeni janë duke votuar në zgjedhjet, të cilat do të përcaktojnë drejtimin e vendit, pas planifikimit të transicionit në sistem parlamentar vitin e ardhshëm.

Nëntë parti dhe koalicione janë duke kërkuar ulëse në parlament. Fushatat e partive kryesisht ishin të fokusuara në vështirësitë ekonomike që përballet ky shtet në Kaukazin Jugor, që ka 3 milionë banorë.

Sondazhet thonë se në garë të ngushtë do të jetë partia Republikane e presidentit Serxh Sarkisian dhe ish-partneri i koalicionit, Aleanca Tsarkuian, që udhëhiqet nga miliarderi pro-rus, Gagik Tsarkuian.

Sipas ndryshimeve kushtetuese që u miratuan në referendumin e mbajtur më 2015, posti i kryeministrit do të ketë më shumë fuqi, ndërkaq posti i presidentit do të jetë më shumë ceremonial dhe ai do të zgjidhet nga parlamenti.

Këto ndryshime pritet të aplikohen pasi mandati i dytë dhe përfundimtar i Sarkasian të mbarojë në fund të vitit 2018.

XS
SM
MD
LG