Ndërlidhjet

Sulmohet gazetari i REL-it në Jerevan


Zgjedhjet në Armeni, 2 prill 2017

Gazetari i Radios Evropa e Lirë, i cili ishte duke hetuar lidhur me dyshimet për shitjen e votave, në zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot në Armeni, është sulmuar vetëm pak orë pasi janë hapur vendvotimet.

Incidenti ka ndodhur pasi Sisak Gabrielian, gazetar i Shërbimit Armen të REL-it, pa qytetarët duke dalë me para në duar nga zyra e fushatës zgjedhore të Partisë Republikane të Armenisë, që gjendet në lagjen Kond në Jerevan.

Personat brenda zyrës së fushatës, që refuzuar të identifikoheshin, kanë thënë se qytetarët kanë ardhur të marrin pagat e tyre dhe se ata nuk ishin duke shitur votat e tyre.

Gazetari Gabrielian ka thënë se ai ishte sulmuar nga besnikët e partisë në pushtet, të cilët i shkaktuan lëndime të lehta trupore,

Edhe një gazetar tjetër i Araranews.am është sulmuar nga besnikët e partisë në pushtet, pasi kishte incizuar njerëzit duke dalë nga zyrja e fushatës së Partisë Republikane në lagjen Kond.

Kjo parti, përmes një deklarate për media, ka hedhur poshtë pretendimet se po vlenë vota. Aty gjithashtu thuhet se incidenti ka ndodhur “jashtë zyres” dhe përleshja ka ndodhur në mes të “gazetarëve dhe qytetarëve”.

XS
SM
MD
LG