Ndërlidhjet

Evropa bëhet "qendër" e imazheve të abuzimit seksual të fëmijëve


Ilustrim
Ilustrim

Evropa po bëhet qendër globale e imazheve të abuzimit seksual të fëmijëve, thuhet në raportin vjetor të Fondacionit për Mikëqyrjen e Internetit.

Ky Fondacion konstatoi se 60 përqind e materialit abuzues ndodhet në Evropë.

Holanda kryeson listën e vendeve evropiane me përmbajtje të paligjshme, tha organizata me seli në Britani.

Sipas saj, 34,212 ueb-faqe me përmbajtje abuzuse janë gjetur në Evropë, përfshirë Rusinë dhe Turqinë.

Në vitin 2015, rreth 57 përqind e ueb-faqeve të tilla janë gjetur në Amerikën Veriore, ndërsa më 2016 kjo shifër ka rënë në 37 përqind.

XS
SM
MD
LG