Ndërlidhjet

Haley: Trump do të mbështesë veprime të fuqishme kundër Rusisë


Nikki Haley
Nikki Haley

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara. Nikki Haley, tha se presidenti amerikan, Donlad Trump, do të mbështesë veprime të fuqishme kundër Rusisë, pasi të përfundojnë hetimet për ndërhyrjen e Kremlinit në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

"Nuk duam që asnjë vend të ndërhyjë në zgjedhjet tona", tha Haley për televizionin ABC, duke shtuar se nuk ka dyshim se Rusia ka qenë e përfshirë në fushatë.

Agjencitë e zbulimit në SHBA kanë konstatuar se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet në SHBA, më 2016, në përpjekje për të ndihmuar fitoren e Trumpit.

Trump ka thënë se beson se operativët rusë kanë pirateruar emailet e Partisë Demokratike, porse ata nuk e kanë ndikuar rezultatin e zgjedhjeve.

E pyetur nëse qëndrimi publik i Trumpit ndaj Rusisë është mjaftueshëm i ashpër, Haley tha "natyrisht".

"Nuk ka dashuri apo diçka tjetër me Rusinë tani për tani", tha ajo.

XS
SM
MD
LG