Ndërlidhjet

Ghani, presidenti i parë afgan që viziton Australinë


Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani.
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, arriti në Australi për të biseduar për çështjet e sigurisë dhe fuqizimin e gruas.

Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull, tha se vizita, e para në Australi e një presidenti afgan, reflekton "një lidhje të fortë midis dy vendeve".

Ghani, gjatë vizitës që do të zgjasë deri më 5 prill, po ashtu do të vendosë kurorë me lule në Memorialin e Luftës.

Së paku 41 trupa australiane janë vrarë në Afganistan pas pushtimit të udhëhequr nga SHBA-ja, më 2001.

Turnbull tha se bisedimet do të përqendrohen në sigurinë dhe në mënyrat për rritjen e bashkëpunimit.

XS
SM
MD
LG