Ndërlidhjet

Gordy për Vuçiqin: Si është e mundur që papritmas të bëhet evropian?


Eric Gordy (Foto: wordpress.com)

Fitorja e Aleksandar Vuçiqit në zgjedhjet presidenciale në Serbi nuk do të sjellë asgjë të re në politikën që ka ndjekur deri më tash si kryeministër i Qeverisë së Serbisë dhe lider i Partisë Përparimtare Serbe, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë Eric Gordy, profesor në Kolegjin Universitar të Londrës.

"Vuçiq do të vazhdojë të luajë në kartën e alternativës së pranueshme për Perëndimin. Në planin ndërkombëtar edhe më tutje do të aktrojë pro-perëndimorin, ndërsa në planin e brendshëm do të luajë rolin që luan tash e 30 vjet dhe do të sillet si luan i vogël i Partisë Radikale Serbe", tha Gordi.

"Si është e mundur që ministri për Informim i Millosheviqit papritmas të bëhet evropian", pyeti ai.

Vuçiq shpalli të dielën në mbrëmje fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Nga votat e numëruara, ai fitoi mbi 55 përqind.

"Fitorja ime është e qartë si kristal. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për ne, e cila tregon se çfarë drejtimi duhet të marrë Serbia", tha Vuçiq, i cili është zotuar se do ta anëtarësojë Serbinë në Bashkimin Evropian, porse do të forcojë edhe marrëdhëniet me Rusinë.

XS
SM
MD
LG