Ndërlidhjet

Dhjetëra fëmijë në mesin e të vdekurve në Kolumbi


Mokoa, Kolumbi, 2 prill 2017.
Mokoa, Kolumbi, 2 prill 2017.

Dhjetëra fëmijë janë në mesin e të vdekurve nga rrëshqitja shkatërrimtare e dheut në jugperëndim të Kolumbisë, tha presidenti i këtij vendi, Juan Manuel Santos.

Në total, 254 njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Shirat e furishëm kanë përmbytur qytetin Mokoa, ndërsa balta dhe gurët kanë varrosur lagje të tëra.

Santos tha se së paku 170 viktima janë identifikuar, në mesin e tyre 44 fëmijë.

Rrëshqitjet e para të dheut kanë nisur mëngjesin e së shtunës, kur shumë njerëz kanë qenë duke fjetur.

XS
SM
MD
LG