Ndërlidhjet

Hahn: Vuçiq ta shfrytëzojë me maturi pushtetin


Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn.

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, tha se presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka për detyrim që ta shfrytëzojë me maturi pushtetin, pas fitores së bindshme në zgjedhje.

Hahn po ashtu tha se beson në zotimet e Vuçiqit se do ta "respektojë plotësisht Kushtetutën".

Ai e uroi Vuçiqin përmes një postimi në Twitter dhe tha se pret bashkëpunim me presidentin e ri të Serbisë si "miq dhe partnerë".

Vuçiqin e uroi edhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Vuçiq shpalli të dielën në mbrëmje fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Nga votat e numëruara, ai fitoi mbi 55 përqind.

"Fitorja ime është e qartë si kristal. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për ne, e cila tregon se çfarë drejtimi duhet të marrë Serbia", tha Vuçiq, i cili është zotuar se do ta anëtarësojë Serbinë në Bashkimin Evropian, porse do të forcojë edhe marrëdhëniet me Rusinë.

XS
SM
MD
LG