Ndërlidhjet

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka kritikuar zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën më 2 prill, duke thënë se procesi zgjedhor është “njollosur me informacione të besueshme për blerjen e votave” dhe presionit ndaj votuesve.

Në deklaratën për media, OSBE ka thënë se këto ndërhyrje bëjnë që të humbet besimi i publikut në zgjedhje. Aty theksohet gjithashtu edhe presioni që iu është bërë nënpunësve civilë dhe punonjësve të kompanive private.

“Për fat të keq provesi është minuar, pasi ka pasur vazhdimisht informata për blerje të votës, frikësim të votuesve, veçanërisht të nënpunësve civilë në shkolla dhe spitale por edhe punonjësve në kompani private”, ka thënë Heid Hautala, kre i delegacionit të Parlamentit Evropian.

Sipas sondazheve, partia e presidentit Serzh Sarkisian, ka votuar rreth 50 për qind të votave në zgjedhjet e së dielës.

XS
SM
MD
LG