Ndërlidhjet

Tusk në Shkup: Arrini zgjidhje, ne do t'ju ndihmojmë


Donald Tusk dhe Gjorge Ivanov

Bashkimi Evropian mbështet Maqedoninë në kapërcimin e krizës politike, por për këtë duhet të ketë një zgjidhje nga krerët e partive politike të cilët duhet të tregojnë lidership. Kështu ka deklaruar Kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk pas takimit në Shkup me presidentin Gjorge Ivanov, me të cilin, përveç për krizën politike, ka biseduar edhe për krizën e migrantëve dhe pritjet por edhe përballjen e Maqedonisë më këtë problem të përmasave në Ballkan dhe më gjerë.

Për dalje nga kriza politike duhet zgjidhje e bazuar në parimet demokratike. Duhet të gjeni një zgjidhje të tillë, të bazuar në të tilla parime. Vetëm një zgjidhje e tillë mund të jetë e qëndrueshme. Kur të gjeni atë, mund të llogaritni në mbështetjen tonë”, ka deklaruar kreu i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Ai tha se “mesazhi i fuqishëm i liderëve dhe institucioneve të BE-së është se përkushtimi i Unionit për perspektivën evropiane të Maqedonisë është i padiskutueshëm”, por për të arritur këtë, shtoi Tusk, duhet përgjegjësi dhe përkushtim duke filluar nga vet presidenti Ivanov.

Nga ana tjetër, presidenti Gjorge Ivanov ka përsëritur qëndrimin sa i përket krizës politike duke theksuar vendosmërinë e tij për të mos hequr dorë nga vendimi për mosmandatimin e liderit social-demokrat, Zoran Zaev për kryeministër. Për këtë sipas tij, “fajtor” është platforma e partive politike shqiptare.

Qëndrimi im është i qartë dhe i pandryshuar deri sa të hiqen pengesat juridike dhe politike që Qeveria të mos kundërshtohet apo të mos shantazhohet nga askush. Një qeveri e shantazhuar është një Qeveri jostabile. BE-ja është garantuese e dy marrëveshjeve, asaj të Ohrit dhe Përzhinos. Imperativ i liderëve partiakë duhet të jetë zbatimi i reformave urgjente, reformave evropiane dhe jo zbatimi i platformave që rrezikojnë shtetin, që rrezikojnë sovranitetin e shtetit. Me këtë platformë shkelen marrëdhëniet e mira ndërshtetërore, manipulohen qytetarët, kërkohet ndryshim i Kushtetutës, nxiten përplasje ndëretnike”, ka deklaruar deklaroi Ivanov.

Maqedonia sikur edhe deri më tani ashtu edhe në të ardhmen do të veprojë në mbrojtje të sigurisë dhe interesave kombëtare për të gjithë qytetarët e saj. Maqedonia është mbrojtëse e dyerve të Evropës dhe tani 19 muaj po kontrollon vendkalimet për hyrjen e migrantëve në korridorin më të madh drejt Evropës. Mesazhi im deri tek BE-ja është i qartë: Na ndihmoni që t’ju ndihmojmë, duke i ndihmuar Maqedonisë, ju i ndihmoni edhe vetes tuaj”, tha më tej Ivanov duke folur për çështjen e migrantëve që ishte pjesa tjera e debatit me kryetarin e Këshillit të Evropës Donald Tusk i cili ka mirëpritur angazhimin e autoriteteve të Maqedonisë dhe kontributin e dhënë deri më tani në përballje me krizën e migrantëve. (REL)

XS
SM
MD
LG