Ndërlidhjet

Kirgizi: I dyshuari kryesor për sulmin në Shën Petersburg ka lindur në Kirgizi


Shërbimi i sigurisë në Kirgizi ka thënë se i dyshuari kryesor për shpërthimin në metronë në Shën Petersburg, është një qytetar rus, i lindur në Kirgizi.

Zëdhënësi i Komitetit për Siguri Kombëtare, Rakhat Suleimanov, ka thënë sot se kanë identifikuar të dyshuarin si Akbarjon Jalilov. Ai tha se i dyshuari ka lindur më 1995 në rajonin Osh të Kirgizisë.

Nga shpërthimi në stacionin e motrosë në Shën Petersburg, u vranë të paktën 11 persona dhe u lënduan 51 të tjerë.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë shpërthim.

XS
SM
MD
LG