Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave nga shpërthimi në Shën Petersburg


Shën Petersburg

Ka shkuar në 14 numri i viktimave nga shpërthimi i së hënës në metronë e Shën Petersburgut.

Kështu ka njoftuar ministrja e Shëndetësisë, Veronica Skvortsova, duke shtuar se 49 të plagosur, janë të shtruar në spital.

Shpërthimi ndodhi të hënën në orën 14:20 sipas kohës lokale, teksa një tren ishte duke udhëtuar ndërmjet dy stacioneve të metrosë.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Shërbimi i sigurisë në Kirgizi ka thënë se i dyshuari kryesor për shpërthimin në metronë në Shën Petersburg, është një qytetar rus, i lindur në Kirgizi.

Zëdhënësi i Komitetit për Siguri Kombëtare, Rakhat Suleimanov, ka thënë sot se kanë identifikuar të dyshuarin si Akbarjon Jalilov. Ai tha se i dyshuari ka lindur më 1995 në rajonin Osh të Kirgizisë.

XS
SM
MD
LG