Ndërlidhjet

Siri: Dhjetëra të vrarë nga një sulm i dyshuar kimik


Një fëmijë sirian duke marrë trajtim mjekësor pas sulmit të dyshuar kimik në Khan Sheikhun
Një fëmijë sirian duke marrë trajtim mjekësor pas sulmit të dyshuar kimik në Khan Sheikhun

Nga një sulm i dyshuar kimik janë vrarë të paktën 58 persona në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim të provicës siriane të Idlibit kanë thënë aktivistët.

Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut ka thënë se nga sulmet ajrore në Khan Sheikhun, të kryera ose nga avionët e qeverisë apo ato të Rusisë, dhjetëra njerëz kanë vuajtur nga problemet me frymëmarje dhe simptoma të tjera.

Në mesine viktimave janë 11 fëmijë dhe shumica e viktimave dhe të lënduarve janë civilë, ka thënë kjo organizatë.

Qeveria e presidnetit sirian, Bashar al-Assad ka hedhur poshtë akuzat se ka përdorur armë kimike gjatë sulmeve dhe ka akuzuar rebelët se përdorin armë të ndaluara. Por një hetim i kryer nga OKB, ka gjetur se forcat qeveritare kanë përdorur klorinë si armë, në të paktën 3 raste gjatë 2014-ës dhe 2015-ës.

XS
SM
MD
LG