Ndërlidhjet

Hetuesit rusë thonë se kanë identifikuar sulmuesin në Shën Petersburg


Hetuesit rusë thonë se bomba që shpërtheu në stacionin e metrosë në Shën Petersburg, është detonuar nga një burrë, mbetjet mortore të së cilit, janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Komiteti hetues i Rusisë, ka thënë se hetuesit e kanë identifikuar sulmuesin e dyshuar vetëvrasës por nuk kanë publikuar emrin e tij.

Në shpërthimin e së hënës në Shën Petersburg u vranë 14 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

“Mjeti shpërthyes mund të jetë detonuar nga një person, mbetjet mortore të të cilit janë gjetur në vagonin e tretë të trenit”, thuhet në deklaratën e Komitetit.

Më herët, një zëdhënës i Komitetit Kombëtar të Sigurisë të Kirgizisë, ka thënë se Akbarjon Jalilov, i lindur në Kirgizi, me shtetësi ruse, është i dyshuari kryesor i sulmit.

XS
SM
MD
LG