Ndërlidhjet

Franca kërkon mbledhje të Këshillit të Sigurimit për sulmin e dyshuar kimik në Siri


Jean-Marc Ayrault

Ministri i Jashtëm francez ka kërkuar sot një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pas raportimeve për një sulm të dyshuar me gaz në në provincën Idlib në Siri.

“Një sulm i ri kimik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në provincën Idlib. Informacionet e para sugjerojnë se nga ky sulm ka shumë viktima, përfshirë edhe fëmijë. Unë i dënoj këto akte të neveritshme”, ka thënë përmes një deklarate, ministri Jean-Marc Ayrault.

“Aksione e tilla kërcënojnë sigurinë nacionale prandaj kërkoj nga të gjithë që të mos ikin nga përgjegjësitë e tyre. Prandaj, unë kërkoj mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka thënë ai.

Sipas Vëzhguesit sirian për të drejtat e njeriut, të paktën 58 persona kanë vdekur, në Khan Sheikhun, pas sulmit të dyshuar kimik.

Në mesin e viktimave janë edhe 11 fëmijë.

XS
SM
MD
LG