Ndërlidhjet

Putin, Merkel dhe Hollande bisedojnë për luftën kundër terrorizmit


Foto nga arkivi

Liderët e Rusisë, Gjermanisë dhe Francës janë pajtuar sot të përshpejtojnë shkëmbimin e të dhënave, me qëllim që të jenë më efikas në luftimin e terrorizmit, ka njoftuar sot Kremlini.

Presidenti rus, Vladimir Putin, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Francois Hollande kanë biseduar sot në telefon për çështjen e terrorizmit dhe situatës në Ukrainë.

Ky diskutim mes liderëve, vjen vetëm një ditë pas shpërthimit vdekjeprurës në sistemin e metrosë në Shën Petersburg, ku u vranë 14 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Kremlini ka njoftuar se liderët gjithashtu kanë biseduar edhe për armëpushimin e shpallur më 1 prill në lindje të Ukrainës, raporton Reuters.

Një burim brenda qeverisë gjermane ka thënë se “Merkel i ka bërë thirrje Putinit që të përdorë ndikimin që ka tek separatistët në lindje të Ukrainës, që të respektojnë armëpushimin”.

Liderët thuhet se janë pajtuar që të vazhdojnë kontaktet për situatën në Ukrainë, raporton Retuers.

XS
SM
MD
LG