Ndërlidhjet

Tusk: BE e përkushtuar që t’i mbajë të mbyllura rrugët e migrantëve në Ballkan


Donald Tusk
Donald Tusk

Bashkimi Evropian është i vendosur që të respektojë marrëveshjen me Turqinë, për ndaljen e fluksit të migrantëve brenda bllokut, ka thënë presidneti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Tusk, i cili sot në Sofia u takua me presidentin bullgar, Rumen Radev, mirëpriti përpjekjet e Bullgarisë për të forcuar sigurinë në kufirin me Turqinë, me qëllim që të parandalojë migrantët të hyjnë ilegalisht në shtet.

Ai tha se Brukseli do t’i jap ndihmë financiare Bullgarisë, nëse situata përkeqësohet.

“Ne jemi të vendosur t’i mbajmë të mbyllura rrugët ilegale të migrantëve në këtë rajon”, tha Tusk.

Marrëveshje BE-Turqi ka hyrë në fuqi në mars të 2016-ës, pas më shumë se 1 milion refugjatë dhe migrantë nga Siria, Iraku dhe Afganistani arritën në Evropë më 2015, shumica prej të cilëve kaluan nga Turqia përmes ishujve grek.

XS
SM
MD
LG