Ndërlidhjet

Putin i kërkon kabinetit plan për luftimin e dopingut


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kërkoi nga kabineti i tij që të dalë me një plan për të luftuar dopingun në sport.

Kremlini tha se Putin e urdhëroi qeverinë që të përgatitet për mënyrat e zbatimit të një plani, nisur nga data 20 prill.

Agjencia Botërore Anti-Doping ka raportuar në muajin dhjetor se qundra atletë rusë, në rreth 30 sporte, kanë përdorur droga të ndaluara në Lojërat Olimpike në Londër më 2012, në Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi më 2014 dhe në gara të tjera.

Raporti po ashtu ka konstatuar se Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi dhe Ministra e Sporteve atje kanë qenë të përfshira në dopingun masiv të atletëve.

Zyrtarët rusë i kanë hedhur poshtë këto akuza.

XS
SM
MD
LG