Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë fajëson Assadin për "sulmin kimik"


Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer.

Shtëpia e Bardhë tha se "është e bindur" se Qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad, qëndron prapa sulmit të dyshuar kimik, i cili vrau së paku 58 veta në veriperëndim të Sirisë.

"Sulmi i sotëm kimik në Siri kundër njerëzve të pafajshëm, përfshirë gra dhe fëmijë, është i dënueshëm dhe nuk mund të injorohet nga bota e qytetëruar. Këto veprime monstruoze nga regjimi i (v.j.presidentit sirian) Bashar al-Assadit janë pasojë e dobësisë së administratës së kaluar. (Ish-)presidenti Barack Obama ka thënë në vitin 2012 se do të ngrejë "vijën e kuqe" kundër përdorimit të armëve kimike dhe nuk ka bërë asgjë", tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, tha se sulmi në qytetin Khan Sheikhoun, i cili kontrollohet nga rebelët, është kryer nga avionë të Qeverisë siriane, ose asaj ruse.

Të vrarët përfshijnë së paku 11 fëmijë.

Qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad, mohon se përdor armë kimike dhe akuzon rebelët për përdorimin e tyre.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se avionët e saj nuk kanë kryer asnjë sulm pranë qytetit Khan Sheikhoun.

Hetuesit e Kombeve të Bashkuara për krime lufte thanë se kanë hapur hetime për sulmin.

XS
SM
MD
LG