Ndërlidhjet

SHBA: Koreja Veriore e ka lansuar një raketë balistike


Ilustrim

Zyrtarë ushtarakë të Shteteve të Bashkuara dhe të Koresë Jugore, thonë se Koreja Veriore e ka lansuar një raketë balistike në Detin e Japonisë.

Ministria e mbrojtjes e Koresë Jugore tha sot se Koreja Veriore “e ka lansuar një raketë balsitike nga hapësira Sinpo në Detin e Japonisë”.

Zyrtarë ushtarakë amerikanë kanë thënë se vlerësimi i parë është se kjo ishte raketë baslistike me rreze të mesme veprimi, e tipit KN-15.

Nëse kjo me të vërtetë është një raketë balistike, atëherë do të ishte sfida më e re nga ana e Phenianit ndaj Koresë Jugore, Japonisë, Shteteve të Bashkuara, dhe fuqive të tjera, që e kanë dënuar programin raketor të Koresë Veriore.

Ky program është problematik edhe për Kinën, aleatin kryesor verikorean.

Lansimi i objekteve që shfrytëzojnë teknologji raketore balistike mund të jetë shkelje e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG