Ndërlidhjet

Rusi: Janë arrestuar 6 shtetas të vendeve të Azisë Qendrore


Ilustrim

Autoritetet e Rusisë thonë se 6 shtetas nga vendet e Azisë Qendrore janë arrestuar në Shën Petersburg, të dyshuar se kanë rekrutuar anëtarë për grupin ekstremist, Shteti Islamik.

Komiteti Hetues i Rusisë tha se “në këtë kohë” nuk ka dëshmi për çfarëdo lidhjeje ndërmjet njerëzve që janë arrestuar sot dhe personit të lindur në Kirgizi, që është i dyshuari kryesor për sulmin e pardjeshëm në metron e këtij qyteti, nga i cili janë vrarë 14 vetë.

Në njoftim, hetuesit rusë thanë se të arrestuarit kishin ardhur në Rusi për të punuar.

U tha se ata ishin të dyshuar për rekrutimin e migrantëve nga Azia Qendrore “për të ndërmarrë krime të ndërlidhura me terror” dhe për tu bashkuar me grupet ekstremiste, që janë jashtëligjore në Rusi, përfshirë Shtetin Islamik dhe Frontin Al-Nusra.

Identifikimi i personit uzbek, i lindur në Kirgizi, Akbarjon Jalilov, si i dyshuar për sulmin me bombë në metro, ka shkaktuar shqetësime për mbrojtësit e migrantëve në Rusi, për shkak të frikës se cak i aksioneve policore do të jenë migrantët nga Azia Qendrore dhe Kaukazi.

XS
SM
MD
LG