Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmi i IS-it janë vrarë 26 vetë, përfshirë policë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë në Tikrit
Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë në Tikrit

Së paku 26 vetë janë vrarë dhe 40 të tjerë janë plagosur, nga një sulm i militantëve të Shtetit Islamik (IS) në qytetin Tikrit në Irak, kanë njoftuar përfaqësues të sigurisë së Irakut dhe zyrtarë mjekësorë.

Koloneli policor, Khalid Mahmoud, tha sot se afro 10 militantë, përfshirë dy sulmues vetëvrasës, kishin hyrë në këtë qytet gjatë natës.

Raportohet se cak i sulmit të tyre ishte një pikë e kontrollit policor dhe një shtëpi e një shefi të policisë, i cili është vrarë së bashku me katër anëtarë të familjes së tij.

Mjeku në spitalin kryesor të qytetit Tikrit, Nawfal Mustafa, tha se gjithsej 26 trupa të pajetë janë dërguar në spital, përfshirë 14 trupa të policëve.

Ky sulm u bë derisa forcat e qeverisë së Irakut e vazhdojnë ofensivën për ta rimarrë kontrollin ndaj qytetit Mosul, që është baza e fundit e fuqishme e grupit ekstremist, Shteti Islamik, në Irak.

XS
SM
MD
LG